Nën ujërat e zeza, “del në dritë” mozaiku i rrallë 1900-vjeçar në Durrës
Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe njëherë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s.
Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.
Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.
“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve.
Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.
“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia.
Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.
“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim, sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin edhe pse është një punë që nuk na takonte. Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia, sepse nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu me shumë mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier.
I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje.
Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer