Nëna dhe djali 14-vjeçar humbin jetën nga zjarri, fqinjët: Nuk e dimë si ndodhi

19 Tetor 2025 | 14:33

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në qytetin e Maliqit. Zjarri që ka rënë në një banesë u ka marrë jetën nënës dhe djalit dhe plagosur rëndë fëmijën tjetër të familjes.

Viktimat janë Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Valter Azisllari, 14 vjeç. Në gjendje të rëndë ndodhet fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fëmija u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore e mitura aktualisht në gjendje kritike për jetën. Ajo u shtrua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës.

Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 dhe dyshohet se nëna dhe djali kanë humbur jetën nga asfiksia. Fqinjët e viktimave thonë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk kanë pasur mundësi t’u vijnë në ndihmë, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Nuk e morëm vesh si ndodhi, pamë vetëm një fëmijë jashtë. Erdhi policia dhe aty morëm vesh që kishte të tjerë brenda. Çdo gjë brenda ishte e djegur dhe me tym… Jemi shumë të tronditur…” tha Xheme Kapali, fqinje e viktimave.

Një tjetër fqinje e viktimave, Benereta Pashollari ka theksuar se vajza e vogël ka shpëtuar duke u larguar nga dritarja. Ajo shtoi se familja Azizllari ishte punëtore po ishin në vështirësi ekonomike. Fqinja shton se dy fëmijë të çiftit ishin autikë.

Policia deklaroi se, pasi mori njoftimin, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat transportuan me urgjencë nënën dhe dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Megjithë ndihmën e mjekëve, nëna dhe djali 14-vjeçar nuk arritën të mbijetojnë.
Policia njoftoi se po heton për shkaqet e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026