Nëna e Mirel Çokajt vajton për vdekjen e djalit: Ai nuk i kishte as 100 lekë borxh kujt! Zbardheni vdekjen e djalit tim, atë e zhdukën në mal…

24 Maj 2026 | 21:24

Një humnerë e thellë në zonën e Kozhnjës së Malësisë së Madhe vazhdon të mbajë të fshehur misterin e vdekjes së 40-vjeçarit Mirel Çokaj. Edhe pse zyrtarisht ngjarja është referuar si një rrëzim aksidental, familjarët e viktimës hedhin dyshime të forta se pas saj mund të fshihet një vrasje e lidhur me parcelat e kanabisit në zonë.

Ngjarja ndodhi më 18 shtator 2025, kur policia mori njoftim për një person të rrëzuar në një humnerë në zonën malore të Kozhnjës. Fillimisht trupi i pajetë i Mirel Çokajt u lokalizua me dron nga efektivët e policisë, ndërsa vetëm pas 24 orësh u bë e mundur nxjerrja e tij nga terreni i vështirë me ndihmën e helikopterit të Forcave të Ushtrisë.

Por për familjarët, shumë detaje nuk përputhen me versionin e një aksidenti fatal. Telefoni celular i 40-vjeçarit nuk është gjetur ende, ndërsa sipas të afërmve ai kishte ndryshuar itinerarin që përdorte zakonisht dhe nuk duhej të rikthehej atë ditë nga parcela ku ruheshin qindra bimë kanabisi gati për korrje.

Familjarët dyshojnë se Mirel Çokaj mund të jetë vrarë pas konflikteve për fitimet e parcelës së drogës. Motra e viktimës, Mirjana Çokaj, në një intervistë për emisionin “Review” nga Greta Topjana, ka ngritur akuza të forta dhe kërkon zbardhjen e plotë të çështjes.

“Kur flisja ditët e fundit me vëllain më dukej i mërzitur dhe e kuptoja që kishte diçka që e shqetësonte, por nuk më tregonte. Më 17 shtator më telefonoi nëna dhe më tha që vëllai nuk po përgjigjej në telefon. Kam pritur disa orë dhe më pas jam nisur drejt shtëpisë së prindërve. Aty gjeta numrin e bashkëpunëtorit të vëllait dhe e pyeta: ‘Ku ma ke lënë vëllain?’ Ai më tha se ishte te parcelat”, rrëfen Mirjana Çokaj e intervistuar nga gazetarja Matilda Braho.

Sipas saj, kërkimet për 40-vjeçarin nisën menjëherë në zonën malore, ndërsa bashkëpunëtori i viktimës, Gëzim Preldakaj, fillimisht kishte refuzuar ta shoqëronte në kërkime.

“Atje u ndamë në dy grupe për ta kërkuar Mirelin. Në orën 07:15, Gëzim Preldakaj u nda nga unë për të kërkuar diku tjetër dhe po në atë orë më telefonoi duke më thënë se vëllai ishte rrëzuar dhe kishte vdekur. Tha se e kishte gjetur nëpërmjet telefonit”, shprehet ajo.

Familjarët insistojnë se Mirel Çokaj nuk ka humbur jetën aksidentalisht, por është vrarë. Ata dyshojnë se pas ngjarjes qëndrojnë konfliktet për pazaret e kanabisit dhe kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë më thellë.

“Bashkëpunëtori i vëllait tim, Gëzim Preldakaj, e di të vërtetën. Ishte ortak i tij dhe e ruanin bashkë kanabisin. Ne dyshojmë se vëllain ma kanë vrarë për prishje pazaresh të drogës. Telefoni i tij ende nuk është gjetur dhe aty ndoshta fshihet e vërteta e kësaj historie”, deklaron motra e viktimës.

Familjarët e Mirel Çokajt kërkojnë që hetimet të mos mbyllen si një aksident, por të hetohen të gjitha pistat që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje misterioze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon...
18:59 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër investimit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, duke i lidhur ato jo vetëm me pakënaqësi të brendshme, por...
15:07 | 24/06/2026