“Nëna jote” – Përgjigjja e zëdhënëses së Trump ndaj gazetarit sjell reagime

21 Tetor 2025 | 12:59

Mënyra e paprecedentë se si zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me takimin e ardhshëm të Donald Trump me Vladimir Putin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Konkretisht, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, iu përgjigj me frazën “nëna jote” një gazetari të HuffPost, i cili e pyeti se kush e sugjeroi Budapestin si vendndodhjen e takimit të ardhshëm të Trump me presidentin rus.

Siç raportoi HuffPost, pyetja u ngrit sepse kryeqyteti hungarez ishte vendi i nënshkrimit të Memorandumit të Budapestit në vitin 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga mijëra armë bërthamore që kishte trashëguar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës.

Levitt, duke postuar në X pasi biseda u zbulua, u përgjigj me një ton agresiv: “Për ta vënë në kontekst, S.V. Date i Huffington Post nuk është një gazetar që interesohet për faktet. Ai është një gazetar i krahut të majtë që ka sulmuar Presidentin Trump për vite me radhë dhe vazhdimisht e ka bombarduar telefonin tim me argumente demokrate. Vetëm hidhini një sy postimeve të @svdate, duket si një ditar personal anti-Trump”.

Më vonë gazetari postoi një pamje të ekranit të mesazhit me pyetjen e HuffPost dhe përgjigjet e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026