Nëna rrëfen si e bija 9 vjeç fitoi betejën me kancerin
Valbona Lengu është nëna e një vajze 9-vjeçare që ka fituar betejën me kancerin.
Ajo tregon vështirësitë e një prindi në atë situatë, si edhe çfarë i dha forcë për t’ia dalë me të gjitha procedurat për shërimin e të bijës.
Vajzës së Valbonës i filluan dhimbjet e kokës, e kur në spital i thanë për sëmundjen, Valbona fillimisht nuk e besoi.
Vajza duhet të operohej dy herë. Operacioni i parë u bë në spitalin shtetëror Nënë Tereza në Tiranë, pas disa ditësh zvarritje.
“Te Nëne Tereza pritëm 20 ditë. Vajzës nuk i bënin efekt qetësuesit. Kishte dhimbje koke. Më pas filloi t’i ikte shikimi. Kërkonte bukë por nuk hante”, tha Valbona në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Sot, në Euronews Albania.
Pa ndihmën e një bashkëshorti, Valbona u mbështet te e ëma, te mikesha dhe vëllezërit e saj për të ndërmarrë procedurat për shërimin e të bijës.
Por paratë nuk mjaftonin, ndaj ajo kërkoi ndihmë nga Elvis Naçi, që ka një organizatë me anë të cilës u vjen në ndihmë personave në nevojë, duke grumbulluar fonde.
Kështu ndodhi me vajzën e Valbonës, e cila operacionin e dytë e kreu në Turqi, dhe kushtoi 15 mijë euro.
Pavarësisht nevojës pas përballjes me një sëmundje të rëndë, Valbona nuk e kishte mundësinë ekonomike për t’u konsultuar me një psikolog, as për veten e as për të bijën.
Edhe medikamentet për vajzën, Valbona i blen me ndihmën e vëllezërve.
Tani vajza është më mirë, thotë e ëma, e cila thekson se e vetmja gjë që e shtyu ta çojë betejën deri në fund, ishte shpresa.
“Vajza është më mirë, është kthyer në shkollë por ka ende vështirësi pasi operacionet ishin ë vështira”, tha Valbona.
Sipas OBSH-së, kanceri te fëmijët është i shërueshëm në 80% të rasteve.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë