Nënë e bijë nga Kosova vdesin në aksident, në gjendje të rëndë babai dhe djali

5 Gusht 2023 | 15:50

Në një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kroaci, ku viktimë kanë mbetur dy shtetase nga Kosova, nënë e bijë.

Ndërkohë që bëhet me dije se babai dhe djali kanë marrë dëmtime të shumta dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Splitit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në dalje të Ravçës, në autostradën A1, në Kroaci.

Mediat kroate shkruajnë se shtetasit nga Kosova ndodheshin në një automjet me targa gjermane, tip BMW.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.

Automjeti me të cilin lëviznin shtetasit nga Kosova, u përmbys në rrugë, ndërkohë që automjeti tjetër u dëmtua plotësisht në pjesën e përparame, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit për shkak se ende nuk dihet dinamika apo shkaku i përplasjes së fuqishme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026