Nënshkruhet marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve

6 Qershor 2025 | 12:38

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot në Tiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës); Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/ akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe në kërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare.
Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

  • Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.
  • Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.
  • Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026