Nëntë ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, KQZ larg numërimit të votave të diasporës
Edhe pse kanë kaluar nëntë ditë nga dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ende nuk e di datën se kur do të nisë procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Ndërsa, sa i përket votave me kushte dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, ai tha se do të fillojë pasi të përfundoj procesi i numërimit të votave të rregullta në qendrat komunale të numërimit.
“Numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale të numërimit dhe pasi të bëhet procesi i vlerësimit të tyre nga ana e shërbimit votues të KQZ-së. Unë nuk do të përmend një datë, por në momentin kur të jetë gjithçka gati sigurisht se do t’ju njoftojmë”, tha ai.
Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojë i gjithë procesi në mënyrë që të arrihet deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar.
Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë