Nëntë kandidatë garojnë për tre vende vakante në Gjykatën Kushtetuese
Janë nëntë kandidatë që kërkojnë të zënë tre vende bosh të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë, trupa e gjykatës ka tre vende vakante që duhet të zgjidhen nga ana e Gjykatës së Lartë.
Kandidatët që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kushtetueses janë Albert Demirneli, Alket Jaupi, Dhimitrula Spiro, Ervin Karamuco, Helena Papa, Saimir Visha, Sandër Beci, Vatë Staka dhe Zhaklina Peto.
Emrat që kanë hyrë në konkurrim do të dërgohen në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin profesional dhe kriteret ligjore.
Më pas do të jenë anëtarët e Gjykatës së Lartë ata që do të vendosin me votim të fshehtë për përzgjedhjen e 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Aktualisht si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është Vitore Tusha, por me mandat të përfunduar në vitin 2017.
Gjykata Kushtetuese pasi u bë funksionale mori në shqyrtim një sërë çështjesh të nxehta, duke përfshirë përplasjen e kryeministrit Rama dhe presidentin Meta mbi kompetencat kushtetuese të dekretimit të ministrave, shembjen e teatrit kombëtar dhe padinë për zgjedhjet lokale të 2019, zgjedhje këto, të cilat u bojkotuan nga opozita.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve