Neritan Sejamini: Opozita ka humbur sensin e realitetit, nuk i njeh shqetësimet e qytetarëve
Drejtuesi i emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini thotë se fakti që shqiptarët shohin si probleme kryesore papunësinë, ekonominë dhe korrupsionin dhe opozita nuk i kishte temë kryesore të fushatës do të thotë se Partia Demokratike nuk e njeh realitetin.
Përveç gabimeve gjatë fushatës sipas z. Sejamini, opozita po gabon edhe pas zgjedhjeve duke paraqitur si probleme kauza që nuk përbëjnë shqetësim për qytetarët.
“Shansi i humbur i opozitës ishte që nuk e bëri temë të fushatës, ashtu siç nuk bëri as ekonominë. Tema kryesore e opozitës ishte integrimit evropian që nuk ekziston fare si prioritet. E para kjo është një shans i humbur për zgjedhje ndërsa tani si problem paraqitet regjimi, zgjedhjet. Është fatkeqësi që prap opozita nuk e kupton realitetin. Nuk e kupton fare se cilët janë problemet dhe nevojat”, deklaroi gazetari.
Sipas z. Sejamini nëse opozita do të vazhdojë si në të shkuarën ku do të harxhojë muaj të tërë me zgjedhjet, siç ka bërë dhe PS kur ishte në opozitë, opozita do të humbasë sensin e realitet dhe do të ketë probleme sa i takon synimit për të marrë mbështetje nga njerëzit.
Ai tha se opozita po paraqet si probleme shqetësuese zgjedhjet dhe demokracinë në një kohë kur qytetarët nuk kanë të njëjtin mendim. Gjithashtu ai tha se PD tregohet e pandershme kur flet për demokracinë pasi zgjedhjet brenda saj tregojnë për mungesë vizioni për demokracinë.
“Opozita duhet të flasë për korrupsionin, ekonominë dhe papunësinë. Çështja e zgjedhjeve është mbyllur ndërsa çështja e demokracisë është një çështje problematike në Shqipërisë. Demokracia është një problem i thellë i 30 viteve dhe të mos e përqendrojmë diçka thjesht si luftë për pushtet. Qeverisja e Ramës është autokratike dhe e korruptuar për mendimin tim por niveli i dobët i demokracisë nuk ka ardhur nga qeverisja e Edi Ramës, por ka ardhur edhe nga PD, LSI dhe asnjë parti politike nuk kanë një mendim të qartë mbi demokracinë dhe korrupsionin. Shikoni zgjedhjet e sotme brenda PD dhe mund të gjykosh se sa serioze është PD për demokracinë. Ndryshe flet dhe ndryshe kërkon gjëra për zgjedhjet e përgjithshme ndërsa në zgjedhjet e PD nuk ka as lista zgjedhësish, as hapësirë dhe as rregulla për zgjedhje”, tha z. Sejamini.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin