Neritan Sejamini: Rindërtimi do të lerë një borxh që do të vendosë në vështirësi vendin
Neritan Sejamini, drejtues i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania thotë se, buxheti i vitit 2021 është jo realist dhe qeveria ka parashikuar shpenzime dhe financime që nuk mund të realizohen dot.
z. Sejamini tha se, qeveria po përdor rindërtimin duke e kthyer në një armë në favor për kohë pandemie, por FMN ka ngritur shqetësim për mënyrë se si po përdoren këto para që kanë ardhur edhe si ndihmë për tërmetin ndërsa ngriti shqetësim dhe për koncesionet.
“Një pjesë e madhe e fondeve do të keqpërdoren, do të shkojnë për qëllim klienteliste dhe abuzuese. Një pjesë e madhe janë financime me borxhe. Koncesionet nuk janë përfshirë në llogarinë e borxhit. Që këtu fillon largimi nga mbikëqyrja strikte. Koncesionet vijnë e shtohen dhe do ta dyfishojnë vlerën e koncesioneve të dhëna deri tani”, tha ai.
“Jemi në një vit elektoral dhe çdo qeveri në vit elektoral rrit shpenzimet. Ka një parashikim shumë optimist për të ardhurat që do të mblidhen dhe ky buxhet do të ketë të paktën 500 milionë euro më pak se sa parashikimi i qeverisë. 500 milionë euro më pak në rreth 3 miliardë euro i bie që të gjitha shpenzimet dhe financimet e parashikuar duhen riparë”, theksoi gazetari.
Sipas z. Sejaminit kushdo qeveri që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të qeverisë me vështirësi për shkak të borxhit që do të trashëgojë.
“Procesi i rindërtimit po përdoret për qëllime elektorale dhe do të lërë një borxh që jo vetëm do të vënë në vështirësi qeverinë e ardhme por do të duhen 4-5 vite deri sa niveli i borxhit të stabilizohet. Duhet monitorim që këto para mos të abuzohen për qëllime elektorale dhe klienteliste”, përfundoi drejtuesi i emisionit “Me pak fjalë”.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin