Neritan Sejamini: Shqiptarët janë të qetë pas zgjedhjeve, lajm i mirë për qeverinë dhe i keq për opozitën

9 Qershor 2021 | 20:55

Në sondazhin e bërë pas zgjedhjeve të 25 prillit nga Euronews Albania dhe MRB për të sjellë përfundimet në Barometrin Politik, rezulton se 20-30% e personave që kanë qenë të pakënaqur me qeverinë, tashmë mendojnë se gjërat po shkojnë mirë.

Neritan Sejamini e komentoi këtë situatë duke thënë se populli shqiptar ka rënë në një farë qetësie pas zgjedhjeve dhe i sheh gjërat më pozitivisht.

“Ka një sens qetësie pas zgjedhjeve. Perceptimet e njerëzve ndryshojnë nga ngjarjet që ndodhin, nga pritshmëria dhe realiteti. Ka një farë qetësimi të opinionit publik dhe një farë prirjeje për t’i parë gjërat më pozitivisht sesa gjatë fushatës apo gjatë fundit të fushatës”, u shpreh Neritan Sejamini.

Neritan Sejamini tha se ky është një lajm i mirë për qeverinë, por i keq për opozitën. Kjo pasi sipas z. Sejamini perceptimi i popullit bie ndesh me pretendimet e opozitës që në zgjedhjet e 25 prillit ka ndodhur një masakër elektorale.

“Ky është një lajm i mirë për qeverinë sepse mund të themi që ky lloj perceptimi i opinionit publik është lajm i mirë për qeverinë dhe lajm i keq për opozitën, e cila gjithë retorikën e saj pas zgjedhjeve e ka mbështetur te fakti që ka ndodhur një gjë jashtëzakonisht e keqe, një masakër elektorale etj”, tha z. Sejamini.

Z. Sejamini theskoi se këto rezultate shihen për herë të parë në Barometrin Politik, që prej fillimit të tij në janar.

“Kemi një rritje nga 20-30% të personave që mendojnë se gjërat po shkojnë mirë në Shqipëri. Për herë, të parë që nga fillimi i sondazhit, personat që mendojnë mirë, nisur nga fakti që PS ka fituar janë më shumë se ata që mendojnë keq”, u shpreh gazetari Sejamini.

Neritan Sejamini tha se njerëzit janë të qetësuar për shkak se e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve si diçka normale.

“Mund të mos e quash pozitive, mund të mos e quash negative por nuk e kanë quajtur tragjedi”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021