‘Nëse zgjedhjet mbahen sot PD nuk merr dot as 9% të votave’, thotë Gerti Shella
Gerti Shella, drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik thotë se në rast se sot do të kishim zgjedhje, Partia Demokratike do të merrte një rezultat zhgënjyes.
“Nëse zgjedhjet mbahen sot, PD nuk merr dot as 8 apo 9% të votave. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot besoj se PD do t’i lante duart me fatin e saj dhe z. Basha do të dilte në pension bashkë me z. Berisha”, tha ai.
Sipas Shellës, PD ndodhet në një krizë për shkak se asnjë nga liderët e saj nuk ka marrë përsipër dështimin gjatë 8 viteve në opozitë.
Gjatë emisionit “Now”, me Erla Mëhillin, ai e cilësoi “katastrofik” vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet e kaluara lokale.
“Këta (Basha-Berisha) kanë vendosur të zihen në vend që dikush të ketë burrërinë të dalë dhe të thotë që përgjegjësia është e imja”, përfundoi Shella.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer