Nesër Fitër Bajrami, Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtarët: Falja është virtyt
Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit ditën e nesërme.
Teksa besimtarët përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit, Spahiu jep mesazhin se festa e Fitër Bajramit nuk është thjeshtë një festë e kaluar me njerëzit e zemrës, por ne mësojmë dhe përvetësojmë virtytet më të mira të njeriut.
“Sot, besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Po i japim lamtumirën e fundit muajit të bekuar, që la pas falje e mëshirë për secilin. Nesër është festë, është Fiter Bajrami!Agjërimi ishte një “shkollë” një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt. Mëson se falja është më me vlerë se hakmarrja. Mëson se përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi. Mëson vetëdisiplinimin, vetëkontrollin dhe vetedukimin.
Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë. Por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit edhe të varfërit, të sëmurët, të moshuarit, për të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit për sikletet e tyre, japim edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë.
Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”, tha Kryetari i Komunitetit Mysliman.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn