Të hënën caktohet verifikimi i masës së sigurisë për Malltezin dhe Bektashin

22 Tetor 2023 | 16:24

Nesër në orën 13:30 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Nga informacionet bëhet e ditur se në Gjykatën e Posaçme nuk ka mbërritur ende procesverbali për njoftimin e Berishës nga OPGJ.

Kujtojmë se ndaj Fatmir Bektashit, një nga trashëgimtarët si pronar trualli dhe ndërtuesi i kullave në ish-klubin sportiv Partizani ka një masë sigurie “Detyrim paraqitje”. E njëjta masë sigurie është vendosur dhe për Sali Berishën.

Ndërkohë “arrest me burg” është caktuar për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026