Dosja/ Zbardhet biseda mes Berishës e Rulit: S’rri me atë borxh, letrat me vlerë…
Në dosjen voluminoze të privatizimit të ish-kompleksit Partizani dyshohet se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani, ku përfitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.
Por si u ndryshuan këto akte?
Në mbledhjen e qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha diskuton për ndryshimet e akteve nënligjore me ministrin e ekonomisë të asaj kohe, Genc Rulin ku ky i fundit shprehet se pagesa 20% do të bëhet me lekë, ndërsa 80% me letra me vlerë.
Një gjë e tillë tregon se është ndryshuar metodologjia e pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm me lekë.
Berisha i përgjigjet Rulit duke i thën Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.
Më pas ish-kryeministri vijon argumentat e tij i cili shprehet se “letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë”.
“Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakord me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët.
Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptarët më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë”.
Në argumentat e tjera, gjykata vlerëson se ekziston mundësia që ish-kryeministri Sali Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim