“Berisha e priste SPAK-un”, gazetari: U rrëzua miti i pandëshkueshmërisë

22 Tetor 2023 | 12:06

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euroneës Albania se me vendimin e një dite me parë ndaj Sali Berishës SPAK ka rrëzuar një mit të pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, SPAK bëri atë që njerëzit e thjeshtë duan të shohin që të kuptojnë se drejtësia po funksionin, të shkohet te kokat e mëdha.

“Nuk është ndjenë e mirë të shohësh dikë që i vihen prangat, nuk mund të themi asgjë pa vendim të formës së prerë, por ajo që mund të them sot është që tek ne me këtë goditje të mbrëmshme ka rënë një herë e mirë miti i pandëshkueshmërisë. Njerëzit çdo ditë thonë; ajo drejtësia e reformuar të dalë një herë ta provojë me Berishën, Metën, Ramën. Njerëzit duan koka të mëdha që ta kuptojnë se po funksionin drejtësia. Ka rënë një mit dhe ideja që ka të paprekshëm në politikë, në kuptimin e hetimin, pastaj si do shkojë është tjetër gjë”, tha gazetari.

Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026