Nesër mbyllet mësimi online, drejtori në MASR tregon si do bëhet vlerësimi i nxënësve
Nesër mbyllet procesi i mësimit online duke i dhënë kështu fund edhe këtij viti shkollor. Që prej shpalljes së gjendjes së emergjencës, mësimi në të gjitha nivelet është zhvilluar online, duke sjellë vështirësi për nxënësit.
Ndërsa tashmë janë mësuesit ata që do të përballen me vështirësitë për vlerësimin e nxënësve. Kujtojmë se për klasat e 5-ta dhe të 9-a janë anuluar provimet për kalimin në ciklin tjetër shkollor.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Gerti Janaqi e cilësoi një proces të vështirë, i cili u aktivizua pas datës 9 mars, menjëherë pas shpalljes së pandemisë.
“Kemi pasur një punë intensive në këtë periudhë. Ne i jemi referuar praktikave më të mira të vendeve ndërkombëtare.
Nesër mësuesit i rikthehen procesit të vlerësimit për të mbyllur vitin akademik dhe në fund të marrim dëftesat. dhe kjo është arritja më e madhe. Procesi i vlerësimit do marrë parasysh edhe mësimin online, ne kemi ndarë një udhëzim të veçantë me mësuesit…”, tha ai.
Ai tregoi mënyrat se si do të veprohet për vlerësimin klasave të pesta dhe të nënta, të cilat siç ka njoftuar Ministria e Arsimit nuk do t’u nënshtrohen provimeve. Pavarësisht problemeve të hasuar, z. Janaqi u shpreh se 98 për qind e nxënësve kanë marrë pjesë në mësimin online.
“Ajo çfarë ne kemi konstatuar na ka rezultuar se 98 për qind e nxënësve kanë marrë pjesë në mësimet online, por ka edhe nxënës që nuk kanë patur të jetë përfshirë në mësimin online. Periudha e vlerësimit online do të vlerësohet me një notë. Analiza na tregonte se ishte e pamundur rikthimi i nxënësve të klasave të pesta dhe të nënta për arsye sigurie dhe për arsye të protokolleve. Është gjykuar se klasa e pestë dhe e nëntë nuk do të zhvillonte provimet kombëtare online. Udhëzimi parashikon që notat e klasës së pestë dhe të nëntë do të llogariten si një mesatare e viteve paraardhëse plus notën që kanë marrë në provimin kombëtar specifik, ka një zgjidhje edhe për këtë pavarësisht se nuk është kryer procesi i provimit kombëtar”, shtoi ai.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve