Nesër rikthehet transporti publik në Prishtinë

2 Dhjetor 2025 | 22:00

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar këtë të martë se nga 3 dhjetori do të rifillojë shërbimi i transportit publik në Prishtinë. Vendimi është marrë pasi Ministria e Financave ka filluar alokimin e pjesshëm të mjeteve financiare në vlerë prej 28 milionë euro, të cilat vijnë nga bartja e buxhetit të vitit 2024.

Trafiku Urban shprehu keqardhje për vështirësitë që qytetarët kanë përjetuar gjatë ndërprerjes dhe i falënderoi për mirëkuptimin e treguar.

“Të nderuar qytetarë, Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e Kryeqytetit, ndërsa bëri të ditur se Drejtoria e Financave do të punojë jashtë orarit për të përshpejtuar procesimin e pagesave.

Sipas tij, komuna do të vazhdojë me realizimin e pagesave në përputhje me ritmin e alokimit nga Ministria e Financave, ndërsa pret që shumë shpejt të përfundojë transferimi i plotë i shumës prej 28 milionë eurosh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026