Netanyahu: Nuk do të ketë kurrë shtet palestinez në perëndim të Jordanit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez, duke e cilësuar atë si një “shtet terrorist”.
Në një deklaratë publike, Netanyahu u shpreh:
“Kam një mesazh të qartë për ata liderë që njohin një shtet palestinez pas masakrës së 7 tetorit: ju po i jepni një dhuratë të madhe terrorizmit. Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të Jordanit.”
Ai theksoi se prej vitesh ka kundërshtuar krijimin e një shteti të tillë, pavarësisht “presioneve të mëdha, si të brendshme, ashtu edhe ndërkombëtare”. Netanyahu nënvizoi gjithashtu se gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar numri i vendbanimeve hebraike në Judea dhe Samaria, duke shtuar se kjo politikë do të vazhdojë.
Kryeministri izraelit bëri me dije se përgjigja ndaj përpjekjeve të fundit për të imponuar një shtet palestinez do të jepet pas kthimit të tij nga vizita në Shtetet e Bashkuara.
Kujtojmë se më 21 shtator 2025, katër shtete të rëndësishme perëndimore, si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia, njohën zyrtarisht shtetin palestinez, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të këtyre vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje