Netanyahu paralajmëron: Do të ketë pasoja serioze nëse Hamasi nuk pranon çarmatosje
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se do të ketë pasoja serioze nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti, Donald Trump, paralajmëroi se “nëse Hamasi nuk çarmatoset, ne do t’i çarmatosim ata, dhe kjo do të ndodhë shpejt dhe ndoshta me dhunë”, ka deklaruar Trump.
“Ne biem dakord t’i japim paqes një shans”, tha kryeministri i Izraelit për CBS News.
Netanyahu u pyet se çfarë do të duhej që ai të shpallte mbarimin e luftës në Gaza: “Mendoj se, për të ardhmen e parashikueshme, jo vetëm për Izraelin, por edhe për botën e civilizuar, duhet të ruajm aftësinë tonë për të mbrojtur veten, sepse liria nuk është e përhershme, as automatike. Nëse nuk mund t’i mbrosh shoqëritë e lira, ato do të mbingarkohen nga regjimet autoritare ose totalitare”, u shpreh ai.
Netanyahu përsëriti gjithashtu një nga frazat e Donald Trump, duke thënë se “mënyra se si e blen paqen është përmes forcës”.
Pasi presidenti amerikan tha në Knesset të hënën se Netanyahu nuk ishte një nga “parlamentarët më të lehtë për t’u bindur”, kryeministri izraelit tha: “Unë jam shumë i ashpër në çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit tim”.
“Kur besoj se ajo që më kërkohet të bëj është në rregull, them se është, dhe kur mendoj se duhet të them ‘jo’, e them. Dhe kjo është puna ime. Puna ime është të mbroj shtetin hebre dhe të siguroj të ardhmen e popullit hebre”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim