Izraeli vendos të rihapë pikëkalimin në Rafah, heq dorë nga masat kundër Hamasit

15 Tetor 2025 | 08:08

Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin, dhe të lejojë transferimin e ndihmës humanitare në enklavë.

Njoftimi vjen pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dorëzoi mbetjet mortore të katër pengjeve, raportoi transmetuesi publik izraelit, Kan, më 15 tetor.

Lirimit të pengjeve i parapriu një paralajmërim nga Izraeli se do të përgjysmonte numrin e kamionëve me ndihma që do të lejoheshin të hynin në Gazë, por kjo masë është anuluar pas dorëzimit të katër trupave të pengjeve të vdekura.

Të martën presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Hamasit që të lirojë pengjet e vdekura, duke thënë se puna për ndalimin e luftës nuk ka përfunduar.

Hamasi liroi më 13 tetor të 20 pengjet e gjalla izraelite, ndërkaq Izraeli liroi afër 2.000 palestinezë që mbaheshin në burgjet në Izrael. Po atë ditë, autoriteteve izraelite iu dorëzuan mbetjet mortore të katër pengjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026