Trump i prerë për Hamasin: Nëse nuk çarmatoset do ta bëjmë me forcë
Hamasi dhe perspektiva e çarmatimit të tij u përmendën nga Donald Trump , i cili mirëpriti homologun e tij argjentinas, Javier Milley , në Shtëpinë e Bardhë .
”Nëse ata nuk çarmatosen vetë, ne do t’i çarmatosim “, tha presidenti amerikan në lidhje me Hamasin.
“Kjo do të bëhet shpejt dhe ndoshta me dhunë”, shtoi ai, pa hyrë në detaje rreth formës që do të merrte një operacion i tillë çarmatimi, as rreth afatit që po i jep organizatës palestineze.
Trump tha se ishte informuar nga Hamasi, pasi bisedoi me organizatën , se ajo do të çmilitarizohej. Ai tha se bisedimet u zhvilluan “përmes njerëzve të mi” në nivelin më të lartë.
Dihet se dhëndri i tij Jared Kushner dhe ndërmjetësi për Lindjen e Mesme ishin takuar me udhëheqjen e Hamasit.
Trump tha gjithashtu se Hamasi “shkatërroi dy banda shumë të këqija” në Gaza dhe “vrau disa prej tyre”, gjë që, tha ai, “nuk më shqetësoi shumë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lidhja me zinxhir deri tek torturat, pengjet e Hamasit tregojnë përjetimin tragjik
- Hamasi vendos forca të armatosur në Gaza për të rivendosur autoritetin në vend
Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat