Netanyahu pritet të takohet sot me Bidenin dhe Kamala Harris

25 Korrik 2024 | 08:57

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndrojë të enjten, më 25 korrik, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me presidentin Joe Biden, dhe zëvendës-presidenten, Kamala Harris, e cila ka shprehur synimin e saj për të garuar për postin e presidentes. Këto takime do të zhvillohen në një moment të rëndësishëm për të tre politikanët.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë – e para që kur ish-presidenti Donald Trump përfundoi mandatin më 2020 – vjen në kohën e rritjes së presionit ndaj tre udhëheqësve që të gjejnë një zgjidhje për luftën 9-mujore, që ka lënë mbi 39.000 të vdekur në Gazë. Po ashtu, dhjetëra pengje izraelite, dhe mbetjet mortore të të tjerëve që kanë vdekur në robërim, po mbahen ende nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Biden po kërkon nga Izraeli dhe Hamasi që të arrijnë pajtim për propozimin e tij, që parasheh lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Gazë, përmes tri fazave.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se negociatat janë në fazat finale, por ende ka disa çështje që duhet të zgjidhen.

Pas bisedimeve, Biden dhe Netanyahu do të takohen me familjarët e pengjeve amerikane.

Harris, e cila më pas do të takohet ndaras me Netanyahun, po tenton të demonstrojë se ka aftësi që të shërbejë si komandante supreme. Ajo po ashtu është nën llupën e politikanëve të majtë që thonë se Bideni nuk ka bërë mjaftueshëm që ta detyrojë Netanyahun që t’i japë fund luftës dhe republikanët po synojnë ta paraqesin Harrisin si politikane që nuk ka dhënë mbështetje të mjaftueshme për Izraelin.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se presidenti dhe nënpresidentja nuk kanë asnjë dallim sa i përket Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026