Netanyahu sulmon kryeministrin australian: Politikan i dobët, tradhëtoi hebrenjtë

19 Gusht 2025 | 12:36

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj homologut të tij australian, Anthony Albanese, duke e akuzuar për “tradhti ndaj Izraelit” dhe për “braktisje të komunitetit hebre në Australi”. Në një postim në platformën X, Netanyahu e cilësoi Albanese-n si një “politikan të dobët” dhe tha se “historia do ta kujtojë për këtë qëndrim”.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak orë pasi organizatat hebraike në Australi bënë thirrje për qetësi dhe maturi në raportet diplomatike mes dy vendeve.

Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm pas një sërë masash të ndërsjella: Australia ka ndaluar hyrjen e disa figurave izraelite, përfshirë deputetin Simcha Rothman, ish-ministren e Drejtësisë Ayelet Shaked dhe aktivistin pro-Izrael Hillel Fuld, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke revokuar vizat e diplomatëve australianë pranë Autoritetit Palestinez.

Një tjetër pikë e fortë përplasjesh është njoftimi i qeverisë australiane se do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, e cilësoi vendimin e Izraelit si “të pajustifikuar”. “Në një kohë kur dialogu dhe diplomacia janë më të nevojshme se kurrë, qeveria Netanyahu po e izolon Izraelin dhe po dëmton përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete,” tha Wong.

Ndërkohë, Alex Ryvchin, bashkëdrejtor ekzekutiv i Këshillit Ekzekutiv të Hebrenjve Australianë, paralajmëroi për pasoja konkrete: “Ka pasoja në jetën reale këtu dhe ne duam t’i shohim vendet të zgjidhin çdo problem përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit”.

Edhe Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, reagoi ashpër, duke akuzuar qeverinë australiane për “nxitje të urrejtjes ndaj hebrenjve”. Ai theksoi se, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, komuniteti hebre në Australi, me rreth 120 mijë persona, është përballur me kërcënime serioze, përfshirë sulme ndaj institucioneve fetare dhe tentativa për akte të dhunshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026