Netët Korçare të Poezisë, pjesëmarrës 34 autorë nga Kosova dhe Shqipëria

25 Maj 2025 | 14:22

Korça është kthyer sërish në kryeqendrën e poezisë, teksa mbrëmjen e djeshme u çel nata e parë e edicionit të radhës të “Netëve Korçare të Poezisë”, një ngjarje kulturore që mbledh poetë dhe dashamirës të artit nga e gjithë bota.

Në këtë takim poetik marrin pjesë 34 autorë nga Italia, Franca, Izraeli, Monako, Greqia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët sollën me vete jo vetëm vargje të frymëzuara, por edhe tingujt, emocionet dhe kulturën e vendeve të tyre.

Mbrëmja u çel me një homazh të ndjerë për poetin korçar Skënder Rusi ndërsa i biri, Eris Rusi, tha se “poetët janë të vdekshëm, por puna e tyre letrare jeton përherë”.

“Korça është poezi dhe emri i poetit Skënder Rusi lidhet me atë pasion, ka 29 vite poetët në qytetin e Korçës për të qënë pjesë e atij vibrimi të çuditshëm. Netët u çelen me vargjet e tij, poetët kanë jetë tokësore por jeta letrare e tyre i bën të përjetshëm “-tha Eri Ruci.

Pjesëmarrësit e këtij edicioni vlerësuan rëndësinë që kanë këto netë poetike për promovimin e krijimtarisë dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes autorëve vendas dhe të huaj.

“Kanë marrë pjesë autorë nga e gjithë bota. Korça mirëpret poetët që sjellin ndjenjat e tyre nëpërmjet poezisë. Është nder e kënaqësi që poetët korçare të marrin pjesë. Është mënyrë shumë e mire për të krijuar ura bashkëpunimi me gjithë vendet e tjera”, Valbona Lola.

“Kemi patur në shumë vende takime poetike në vende të Ballkanit apo Itali, kultura ka nevoja për ura lidhëse e këto ura i sjellin poetët, I sjell Arti dhe kultura”, Arjan Kallco.

“Nuk është hera e parë në Shqipëri, është hera e 4. E dua Shqipërine, është privilegj të jesh në natën poetike, dua të falënderoj e poetët e miqtë e mi që kanë përkthyer librat e mi nga italishtja në shqip”, Stefania Romito.

Ky është viti i 29 që netët poetike organizohen, nje nga eventet më të vjetra e rëndësishme për qytetin e Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026