Natasha Lako: Isha rebele në komunizëm, donin të më pushkatonin! Mi grisen poezitë
Këtë javë në Profil vjen poetja rebele Natasha Lako…Ajo është etiketuar si e tillë për shkak të poezive dhe filmave në kërkim të lirisë edhe gjatë komunizmit, gjë e cila bëri që emri i saj ti futej në listën e zezë për pushkatim!
Poetja ka rrëfyer për gazetaren Greta Topjana se si biografia e keqe e përndoqi pavarësisht se mamaja e saj kishte qenë partizane.
“Kur unë shkruajta vëllimin tim “Natyrë e qetë” është i vitit 1990 para ngjarjeve të 2 korrikut, unë jam fare e lirë që atëherë. Nuk më erdhi liria menjëherë se ndodhi ’90-ta. Unë e fillova lirinë pak më parë. Më ishin grisur katër shkrime nga një livbër, por ama unë e kisha ndier lirinë dhe e kisha shprehur aq sa mundja.
Të gjithë miqtë që kisha unë kështu ishin si rebelë. Sepse unë për shembull kam pasur shumë mirëkuptim me Vaçe Zelën, ajo ishte rebele.
Për kureshtje do ju them një çudi tjetër të asaj periudhe, unë, Vaçja, Elena Kadare, Liljana Cingu e ndjerë, Roza Anagnosti dhe Bebi Kristidhi, ne kishim krijuar një personalitet në Tiranë. Shprehnim lirinë e gruas, kjo të çon në rezonancë me lirinë në përgjithësi. Ne të 5-ta kemi qenë në listën e personave të rrezikshëm. Ka pasur edhe krijues të tjerë, por unë them për ne.
Në vitin ’78 kemi qenë në një dokument të firmosur nga zëvendës ministri i brendshëm që në rast krize politike ne do ishim në listën që duhet të pushkatoheshim. Këto janë qesharake e të pabesueshme sot. Por këto kanë ndodhur”,-tha poetja.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump