Poetët mblidhen në Kolonjë| ‘Poezia ndërkombëtare udhëton në jug’, 30 të huaj
“Poezia ndërkombëtare udhëton në jug” ishte aktiviteti që bëri bashkë në Kolonjë poetë nga Rumania, Bullgaria, Spanja, Greqia, Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Fillimisht poetët u ndalën në qytetin e Përmetit, në Leskovik e duke përfunduar eventin e tyre në Ersekë.
Sipas tyre, të udhëtosh me poetë të ndryshëm, të krijosh ura bashkëpunimi dhe dëgjosh poezinë në gjuhë të ndryshme të jep frymëzim e emocione.
“Si poetë lirike shqiptare do të thoja që është një gjë e mrekullueshme, sepse ndjenjat e poezisë janë transmetuar në gjuhë tjetër, është e bukur e këtë e kam ndjerë sot”, tha Rekela Zoga.
“Vij nga Rumania, jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë udhëtim të poezisë. Nuk me kishte ndodhur ndonjëherë të dëgjoja poezi në kaq gjuhë të botës. Të jep emocione. Më e lumtur duhet të them se jam për shkak se kam njohur kolegë nga gjithë bota dhe kemi krijuar lidhje e ne te ardhmen mund të udhëtojmë tjetër kund”, tha Corina Paralescu.
“Duhet të kuptojmë që nuk është thjesht një udhëtim, është nje lidhje e fortë e poetëve nga bota. Shqipëria ishte shumë e bukur, jugu sidomos e kjo të jep frymëzim”, tha Dan Paralescu.
Kjo ishte hera e parë që mbi 30 poetë nga vende të ndryshme të botës organizonin netë poetike në 3 qytete të jugut, aktivitete të mbështetura edhe nga institucionet e pushtetit lokal.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 7 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)