Netflix heq ‘Emilia Pérez’ nga fushata e Oscars pas postimeve nënçmuese
Netflix ka ndalur promovimin e aktores transgjinore të nominuar për Oscar, Karla Sofía Gascón gjatë sezonit të çmimeve, pas reagimeve ndaj postimeve nënçmuese që janë rishfaqur.
Ylli 52-vjeçar ‘Emilia Pérez’ e njohur si gruaja e parë transgjinore e nominuar për çmimin Oscar për aktoren më të mirë, po përballet me kritika të mëdha pasi një gazetare kanadeze zbuloi postime të vjetra nga llogaria e saj X, sipas The Times.
Në postime, aktorja spanjolle bënte komente islamofobike, kritikonte ceremonitë e kaluara të Oscars dhe referohej George Floyd.
Netflix, distributori i filmit, e ka hequr Gascón nga postimet promovuese dhe planifikon të modifikojë posterat e filmit në mënyrë që yjet e tjerë të kenë më shumë rëndësi ose të shfaqen vetëm,
Ata gjithashtu nuk do të mbulojnë shpenzimet e ndonjë udhëtimi për Gascon për të promovuar filmin.
Filmi “Emilia Pérez”, e cila tregon historinë e një mbreti karteli meksikan, të luajtur nga Gascón, e cila transformohet në grua, kryeson me 13 nominime për Oscar.
“Jam gjykuar, dënuar, sakrifikuar, kryqëzuar dhe vrarë me gurë pa gjyq dhe pa opsionin për të mbrojtur veten. Nuk mund të tërhiqem nga një nominim për Oscar sepse nuk kam kryer asnjë krim dhe as kam dëmtuar askënd. Unë nuk jam as racist dhe as diçka që të gjithë këta njerëz janë përpjekur t’i bëjnë të tjerët të besojnë se jam”,-tha Gascón për CNN.
Gascón fitoi një çmim të përbashkët për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta