Neutralizohen flakët në Komunën e Parisit, çfarë dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin

25 Janar 2025 | 19:33

Një zjarr i cili përfshiu katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit tashmë është neutralizuar. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Si pasojë e flakëve raportohet të jenë djegur 3 automjete të parkuara. Nga ana tjetër 4 persona kanë mbetur të lënduar, 2 djem dhe nëna e tyre kanë pësuar djegie, si dhe një e moshuar e cila është rrëzuar në momentin teksa ishte duke zbritur shkallët.

Aktualisht ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026