Neutralizohen flakët te pallati te 21 Dhjetori, dëme edhe brenda apartamenteve

14 Shtator 2023 | 15:52

Gazetarja Ortensa Budlla raportoi nga zona e 21 Dhjetorit, aty ku po digjet një pallat, me flakët që nisën në katin e fundit të ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi deri në katet e para.

Ajo tha se banorët kishin nisur të shfaqnin probleme me frymëmarrjen dhe u larguan nga aty.

Ndërkohë shefi i shërbimit zjarrfikës hipi në katin e fundit të pallatit ngjitur dhe ndihmoi nga aty me shuarjen e zjarrit.

Përveç pjesës së fasadës ka pasur vatra zjarri edhe brenda apartamenteve.

Bëhet fjalë për një pallat të ri, të ndërtuar vitet e fundit, i cili fatkeqësisht nuk kishte shkallët e emergjencës që do të ndihmonin zjarrfikësit të shuanin flakët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026