Nevil Dede rikthehet në Superligë, zyrtarizohet si trajneri i ri i Egnatias

5 Maj 2026 | 08:30

Egnatia ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin e ri të ekipit, Nevil Dede, i cili zëvendëson në këtë detyrë Edlir Tetovën.

Klubi rrogozhinas ka bërë të ditur lajmin duke publikuar edhe foto nga momenti i firmosjes së kontratës, mes trajnerit të ri dhe presidentit Agim Demrozi.

Dede rikthehet në Superligë pas eksperiencës së fundit në Kosovë me FC Ferizaj, ndërsa më herët ka drejtuar skuadra si Tirana, Laçi, Luftëtari, Dinamo, Elbasani dhe Bylis.

Klubi nuk ka bërë publike detajet e kontratës, por tekniku 51-vjeçar do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit në dy javët e fundit të kampionatit, si dhe në fazën “Final 4”, ku Egnatia synon mbrojtjen e titullit.

“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie dhe objektiva të qarta”, shkruan klubi kampion në fuqi.

Aktualisht, Egnatia mban vendin e tretë me 54 pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”. Skuadra është gjithashtu finaliste e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Dinamon.

Debutimi i Dedes në stol pritet të vijë të mërkurën në ndeshjen ndaj Partizanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës...
21:37 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026