Newey ‘i lumtur’ nga vlerësimi i Hamilton
Dizenjuesi anglez, Adrian Newey i përgjigjet Lewis Hamilton pas komenteve të 7 herë kampionit të Botës që – do të ishte një privilegj të punonin së bashku te Ferrari në të ardhmen. Pas largimit nga Red Bull dhe sukseseve të arritura në karrierë, Newey është lidhur me të paktën 3 skuadra për aventurën e re në fundin e karrierës. Më herët ai është shprehur se i vjen keq që Ferrari mungon në CV e tij dhe do të ishte diçka e bukur nëse punonte me Hamilton apo Fernando Alonso’n në një moment të caktuar përpara tërheqjes nga pista.

Pas konfirmimit për ndarjen Newey-Red Bull pas thuajse dy dekadave, Hamilton deklaroi se inxhineri anglez do të ishte një element i jashtëzakonshëm në box’et e Scuderisë, duke e vënë në majën e listës së dëshirave për sezonin e ardhshëm. I pyetur nga Sky Sports për fjalët e pilotit patriot, Newey u përgjigj: “Diçka për tu vlerësuar nga Lewis dhe ndihem i përkëdhelur por në këtë moment kam nevojë të pushoj dhe qartësohem se çfarë do të bëj më tej.”
65-vjeçari shtyn në këtë mënyrë vendimin në pritje edhe të rregullave të reja nga viti 2026. Kur pavarësisht të tjerave, motorët do të kenë një kapacitet më të lartë elektrik dhe karburanti do të jetë 100% ekologjik. Zhvillime për të cilat Newey është gjithnjë pro.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë