Nexhmedin Spahiu: Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive e zhbën shtetin e Kosovës
Analisti Nexhmedin Spahiu e konsideroi të papranueshëm për Kosovën krijimin e një asociacioni komunash serbe me kompetenca ekzekutive, të cilat në parim themelor të shtetit i ka qeveria qendrore.
Duke komentuar për Euronews Albania deklaratën e Albin Kurtit se “kjo kërkesë bie ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës që ndalon krijimin e bashkësive një-etnike”, Spahiu tha se dhënia e kompetencave të qeverisë qendrore komunave do të ishte “zhbërje e shtetit”. Thënë këtë ai mori si shembull një paralelizim me Shqipërinë.
Spahiu tha se nëse do t’i jepen kompetencat ekzekutive një komune, asaj mund t’i jepet mundësia që, për shembull, të bllokojë, apo tjetërsojë edhe një investim madhor si rrugët kombëtare.
“Është njësoj sikur për shembull autostradën Tiranë-Durrës të mund ta bllkojë më pas bashkia Vorë,” – tha Spahiu, i cili këmbënguli se për investime të tilla është e qartë se kompetenca i mbetet qeverisë qëndrore.
Në tërësi Spahiu e konsideroi deklaratën e Kurtit kundër propozimit për asociacion komunash serbe si përpjekje “për të ulur pazarin e bisedimeve me Serbinë”. Me të njëjtin cilësim ai e komentoi edhe deklaratën e mëhershme të Kurtit se për qeverinë e tij bisedimet me Beogradin nuk do të jenë prioritet kryesor.
Sipas Spahiut “pazari” i nënkuptuar nga Serbia është që “njohja të vijë duke marrë diçka nga Kosova”. Në lidhje me presionet nga ndërkombëtarët, sipas analistit nga Kosova, ato bien më shumë te Serbia, e cila “është e prirur t’i qëndrojë larg tryezës së bisedimeve”.
Në analizën e tij Spahiu tha se “deri më tani Kurtit i ka ecur mirë qasja e tij pa kompromise në politikën e brendshme”, mirëpo “tani duhet parë se sa do t’i eci edhe në politikën e jashtme”.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur