Neymar drejt rikthimit në Brazil, futbollisti akord me klubin ku nisi karrierën

18 Nëntor 2024 | 15:26

Më herët e kishte konfirmuar se do ta mbyllte karrierën te Santos, aty ku nisi gjithçka, dhe duket se Neymar e ka marrë vendimin më herët nga sa pritej. 32-vjeçari u ka bërë të ditur drejtuesve të Al Hilal se do të largohet në 2025-ën dhe destinacioni i ri është vendlindja, Brazili. Aty ku nisi karrierën e cila fatkeqësisht u karakterizua nga dëmtimet, por periudha te Santos ishte ndër më të ndriturat për të.

Sipas asaj që mediat braziliane raportojnë, Neymar ka arritur një akord paraprak me Santos, ku ka diskutuar me presidentin e skuadrës. Lojtari në fjalë ka pranuar kushtet dhe pret përfundimin e kontratës në Arabinë Saudite.

Pak javë më parë Neymar u kthye nga dëmtimi, por pësoi një tjetër lëndim në fushë, teksa aktivizohej me Al Hilal. Problemet e shpeshta shëndetësore të tij bënë që në 1 vit me ekipin saudit të luajë vetëm 3 ndeshje. I afruar me shumë bujë, si një ndër lojtarët më me kualitet në kontinentin e vjetër, por fati nuk qe me të. Në një situatë të tillë, i vetmi vend që mund t’ia rikthejë këtë faktor është vendlindja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026