Nga Astiri në Peqin për atentat, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar këtë të mërkurë për herë të parë në lidhje me krimet e dyshuara të grupit të Laert Haxhiut.
Pasi ka dëshmuar për disa ngjarje dhe vrasje, në fund ai ka rrëfyer edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin ngjarje e ndodhur në fshatin Gjoçaj më 27 dhjetor të vitit 2021.
Sipas të penduarit të drejtësisë për vrasjen e Albi Bashaliut, porosinë e dha Laert Haxhiu, që do ta bënte për nder të një mikut të tij.
Tafani:
“Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut. Kjo vrasje, sipas tyre, do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord, se po të ishte ai dakord, çfarë të thoshte ai (Laerti) do bëhej. Vrasja do bëhej në Peqin, për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.”
“Mora një makinë me qira te Rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit – këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të më tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafen. Këtij djali i kishin vrarë të atin.”
Tafani:
“Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin një herë në fshatin Gjoçaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira. I merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, te E. A, ku mbanim një Audi për punë – për vrasje, dmth. E morëm atë, morëm edhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do ta digjnim pas vrasjes.”
“Shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ia blemë Bledar Berberit për 1 milion lekë. Shkuam te lokali ku ishte ky (viktima), ishte herët – ora 4:30 e mëngjesit. Viktima erdhi rreth orës 8. E kishim lënë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz. Audin tonë nuk arritëm ta ndezim dhe u detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.”
Tafani:
“Pistoletën TT e çmontuam rrugës dhe çdo pjesë e hidhnim duke ecur. Makinën e viktimës e braktisëm në Rrogozhinë.”
“Për vrasjen e Albi Bashaliut, porosinë e dha Laert Haxhiu, që do ta bënte për nder për një mikun e tij,” përfundoi Tafani.
Pas më shumë se 5 orësh, dëshmia e Tafanit u ndërpre për të vijuar më 11 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit