Nga dhuna ndaj nënës, te sherri me thikë dhe mjete të forta, çfarë ndodhi në Korçë

15 Shkurt 2024 | 16:17

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Korçë.

Sipas Policisë, i arrestuari është një 26-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe pas ngjarjes është larguar nga banesa.

Po ashtu 3 shtetasit e proceduar penalisht, 2 prej të cilëve vëllezër, janë konfliktuar me njëri-tjetrin ku kanë përdorur edhe mjete prerës dhe sende të forta.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa. Pas ndjekjes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 26-vjeçari u kap dhe u ndalua.

-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë të cilit u dëmtua me mjete të forta një shtetas, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 30 vjeç, Xh. H., 26 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi S. S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës. Më pas, shtetasit R. H. dhe Xh. H. (vëllezër) kanë goditur me mjete të forta 33-vjeçarin dhe kanë thyer xhamat e automjetit të tij. Shtetasi S. S. ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026