Misteri i plagosjes në Korçë, flasin fqinjët: Dera ishte e hapur, vetëm rënkonte

8 Shkurt 2024 | 11:37

Euronews Albania ka siguruar dëshmitë e fqinjëve të 81-vjeçarit Gaqo Tili, i cili u gjet i plagosur rëndë brenda banesës së tij.

Fqinjët deklarojnë se e gjetën të moshuarin të mbuluar me gjak, ndërkohë që njollat gjakut ishin të përhapura në të gjithë banesën

Ata shprehen për kamerat se 81-vjeçari vetëm rënkonte dhe nuk ishte në gjendje të deklaronte çfarë kishte ndodhur.

Ai u transportua në spitalin e Korçës, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të rënda në kokë.

“Pas orës 7 vjen komshija me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri i shtrirë dhe i mbuluar me gjak, lajmëruam ambulancën, hymë brënda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët.

Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme.

Morëm spitalin dhe policinë kjo e fundit erdhi në moment.

Nuk shoqërohej me njeri vetëm me të pallatit këtu, nuk ka asnjë të afërm vetëm motrën e moshuar.

Nuk kam ditur gjë për probleme të tij, vetëm di që është rëndë në spital”, deklaroi fqinji.

Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të kenë qenë duke konsumuar alkool dhe më pas të jenë përleshur.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethenave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026