Nga dorëheqja e Draghit te zjarret në Shqipëri, 5 ngjarje kryesore
- Jep dorëheqjen Mario Draghi
Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen.
Ai njoftoi pasditen e së enjtes vendimin që u mor pas një takimi kokë më kokë me presidentin e vendit, Sergio Mattarella.
Lexoni për më shumë: Jep dorëheqjen Mario Draghi

- Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në votim morën pjesë 101 deputëtë, 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan.
Lexoni për më shumë: Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat

- Policia e RMV-së arreston 10 protestues
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 10 protestues të cilët kanë hedhur sende të forta drejt policisë dhe Parlamentit.
Gjatë periudhës së diskutimit për propozimin francez në Parlament, protestuesit kanë hedhur letër tualeti, vezë e ngjyrë në drejtim të policëve.
Lexoni për më shumë: Policia e RMV-së arreston 10 protestues

- Varhelyi për negociatat: Javën tjetër presim vendimin
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se javën e ardhshme do të kemi vendimin për negociatat.
“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim,” – u shpreh diplomati.
Lexoni për më shumë: Varhelyi për negociatat: Javën tjetër presim vendimin

- Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha
Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri është shtrirë në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë përhapur në një zonë ku ka banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.
Lexoni për më shumë: Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur