Nga emigracioni masiv te faza e pjekurisë, bien remitancat
Emigracioni nuk ndalet, por ndryshon fytyrë kur pas gati një dekade largimesh masive, Shqipëria po hyn në fazën e tretë të një cikli ndërsa më pak para po vijnë nga jashtë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 251 milionë euro, një rritje shumë më e ngadaltë krahasuar me vitet e kaluara – vetëm 3.7% më shumë se një vit më parë, nga 13% në 2024 dhe 16% në 2023.
Ky ngadalësim tregon se valës së re emigratore, që nisi pas vitit 2015, po i vjen fundi. Banka e Shqipërisë e konsideron këtë si një periudhë kulmore të një cikli të ri, jo thjesht një ngjarje të përkohshme.
Nga ana tjetër, të dhënat e Eurostat konfirmojnë shkallën e lartë të emigrimit: gjatë vitit 2023 u dhanë mbi 75 mijë leje qëndrimi në BE për shtetas shqiptarë, vetëm pak më pak se rekordi i vitit 2022 me 79 mijë leje. Në total, në dy vitet e fundit janë mbi 154 mijë shqiptarë që kanë nisur një jetë të re jashtë vendit.
Që nga viti 2008 e deri më sot, numri i përgjithshëm i lejeve të para të qëndrimit për shqiptarët në BE ka arritur në rreth 920 mijë.
Ulja e parave nga jashtë është shenjë se emigrantët e rinj nuk janë më “të rinj”, por po kalojnë në një fazë tjetër, ku ndihma për familjen në Shqipëri nuk është më prioritet. Kjo është ajo që quhet faza e pjekurisë ose kulmi i ciklit të emigracionit.
Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve janë të punësuar me kontrata në shtete si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Greqia. Por edhe ky ritëm pritet të zbehet. Siç ka ndodhur edhe në ciklet e mëparshme migratore, lidhja me vendin amë zbehet me kalimin e viteve – dhe bashkë me të, edhe flukset e parave dhe njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte