Nga fëmijëria te emërimi ambasador në Shqipëri, diplomati slloven: Doja gazetarinë!

13 Shtator 2024 | 21:04

Ambasadori i Sllovenisë Milan Jazbec, në një intervistë për Euronews Albania ka rrefyer përvojën e tij në Shqipëri dhe pasionin e pandashëm per letërsinë.

Diplomati që ka shërbyer në 17 vende të botës dhe që ka botuar mbi 80 libra në gjuhë të ndryshme të botës, ka sjellë edhe në gjuhën shqipe 5 libra nga krijimtaria e tij.

Jazbec ka treguar se ka lindur në një fshat të vogël dhe në fillimet e tij ka pasur ambicie të bëhej gazetar. Ai tha se u diplomua për gazetari e punoi rreth 10 vite në këtë profesion dhe më pas u bë diplomat.

“Kam 5 libra të botuar në shqip. Është e vështirë të thuhet, por ky ësht ënjë lloj procesi. E gjithë kjo është brenda meje dhe zhvillohet në të njëjtën kohë. Dhe pastaj në raste të caktuara një nga këto aspekte del në pah. Unë kam 4 muaj e gjysmë këtu në Tiranë dhe kam shkruar rreth 20 poezi, për të mos përllogaritur raportet e mia zyrtare.

Por po të isha këtu për një kohë më të gjatë, le të themi për 4 vite, me siguri do të shfaqeshin 1 ose 2 libra, sepse për këtë duhet më tepër kohë. Por megjithatë unë jam një diplomat. Dhe të gjitha këto shkrime dhe vepra të mia burojnë nga kjo kornizë diplomatike. Po të kthehemi pas në fëmijërinë time, unë jam një fans i Frojdit. Mendoj se gjithçka buron nga fshati ku unë kam lindur shumë kohë më parë. Është një fshat i vogël me një përrua të vogël afër pyllit, romantik.

Nuk është vetëm përshtypja ime, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu mendoj se ndodh me çdo gjë. Jam i sigurt se jam i vetmi diplomat në diplomacinë sllovene që nuk kam pasur ambicien për të qenë diplomat. Ambicia ime ka qenë të bëhem gazetar. Ia arrita të mbaroj gazetarinë. Jam diplomuar dhe kam punuar 10 vite në gazetari. Kam punuar në TV dhe gazeta të ndryshme”, tha Jazbec.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026