Nga forcat ajrore në politikë, Ndrec Llusku kandidat për të hyrë Parlament

18 Prill 2021 | 16:41

Ndrec Llusku është kandidat i Partisë Socialdemokrate, i renditur në vendin e 15 në Qarkun e Tiranës. Ai ka kryer studimet e larta në Akademinë e Forcave Ajrore në Stamboll, ku është specializuar si pilot ushtarak.

Llusku ka qenë pjesë në misione të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit. Mban dhe disa grada ushtarake, si Toger, Kapiten, Major, e Nënkolonel. Po ashtu, Llusku është dekoruar me medalje shërbimi dhe të karrierës nga Forca Ajrore, Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes.

Ai thotë se shumë kolegë të tij janë larguar nga vendi ndërsa vetë ai pas një shërbimi prej gati 19 vitesh pjesë e ushtrisë prej 5 vitesh punon në tregun privat. Kalimin në politikë e sheh si detyrë për të përfaqësues qytetarë profesionistë.

“Ushtria është një eksperiencën dhe një formim, ka dhe pjesën politike brenda saj”, tha ai duke iu referuar dhe marrëdhënieve me NATO-n.

Sipas tij Tirana ka nevojë për infrastrukturë arsimore por edhe për infrastrukturë rrugore pasi kjo mungesë sjell shumë pengesa në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe kemi 30 vite që i vuajmë. Ka 30 vite që qytetarë të ndryshëm paguajnë taksa dhe ndërkohë banesën e kanë të pa legalizuar”, tha Llusku.

Ai thotë se ka zgjedhur PSD si forcë të qendrës dhe për faktin se partitë simotra të saj dominojnë politikanë në shumë vende të Evropës Perëndimore.

Për problemin e largimit të të rinjve, Ndrec Llusku thotë se kjo arrihet duke u ofruar mirëqenie dhe  punësime.

“Pagat janë në nivele minimaliste 500 mijë lekë nuk janë asgjë për të motivuar një të ri. 200 mijë lekë harxhohen vetëm për një natë në klab nga 2-3 të rinj. Kështu që po nuk pati rrogë mbi 1 mijë euro të rinjtë do të kërkojnë që të ikin”, deklaroi kandidati i PSD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026