Nga Hamilton te Senna – më shumë fitore në 1 cirkuit
5 fitore – Nga Prost te Verstappen
Janë disa pilotë që e kanë arritur këtë në një pistë të vetme ndër vite. E fillojmë me Lewis Hamilton që e ka bërë në “Sochi Autodrom”, “Bahrain International Circuit”, “Yas Marina Circuit”, “Monza & Austin’s Circuit of The Americas”.
Michael Schumacher e realizoi në 4 cirkuite, në Monza, Indianapolis, Nurburgring dhe Monaco, ndërsa Max Verstappen (“Autodromo Hermanos Rodriguez” dhe “Red Bull Ring”) pa harruar Alain Prost (në Silverstone & “Rio de Janeiro’s Jacarepagua”).
Ne këtë klasifikim ka vend për Sebastian Vettel, Ayrton Senna’n dhe Graham Hill. Të gjithë kanë arritur 5 fitore në “Marina Bay Street Circuit”, Spa-Francorchamps dhe Monaco respektivisht.

6 fitore – Senna, Schumacher dhe Hamilton
Vetëm 3 janë pilotët që e realizuan këtë në të njëjtën pistë në 6 raste të ndryshme. Michael Schumacher ja arriti të renditej i 1’ri në Spa-Francorchamps, “Circuit de Barcelona-Catalunya” dhe Suzuka.
Lewis Hamilton fitoi 6 herë në “Shanghai International Circuit” dhe në Barcelona, ndërsa Ayrton Senna dominoi garën në Monte Carlo – duke eklipsuar edhe “Mr Monaco” Hill me triumfin e fundit në Monaco në vitin 1993.

8 fitore – Schumacher dhe Hamilton
Lewis Hamilton dhe Michael Schumacher ngjiten më lart në këtë klasifikim me 8 fitore në circuit. Piloti aktual i Mercedes dhe ish piloti i Ferrari’t ja dolën ta bënin diçka të tillë në Hungaroring dhe Magny-Cours respektivisht.
Fitorja e Schumacher në cirkuitin francez në vitin 2002 shërbeu për të siguruar matematikisht titullin e 5 nga 7 në total vetëm pas 11 raundeve të para të sezonit. Një sukses që barazoi rekordin e Juan Manuel Fangio’s, 40 vjet përpara gjermanit.

9 fitore – Hamilton
Tani jemi në territory të ri aty ku vetëm Hamilton ka shkelur. 9 fitore nga 19 gara në Silverstone – e para në vitin 2008 në kushte të ndërmjetme me një pistë herë të lagur dhe herë duke u tharë. E besoni apo jo por britaniku mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Hungari, një javë më pas.
Ish piloti i McLaren fitoi të 1’in “Hungarian Grand Prix” në vitin debutues 2007, pas të cilit shtoi edhe 7 të tjerë, të fundit triumph në Budapest, 5 vite më parë.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge