Nga infrastruktura tek drejtësia, Spiropali: Programi “Shqipëria 2030” është përtej një plani elektoral
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi në Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare se PS-ja ka një plan zhvillimi për Shqipërinë. Ajo theksoi se ky program është punuar në detaje dhe shumë shpejt do të bëhet publik.
“Ata janë ku thërret qameti kjo duhet dhe nuk e merremi me ta. Në kemi një program, që prezantohet së shpejti dhe është punuar intensivisht dhe kemi plot për t’u thënë edhe për punët që po bëhen”, tha ajo.
Sipas znj. Spiropali programi politik “Shqipëria 2030” është përtej një plani elektoral, përmes të cilit synohet transformimi i sektorëve kyç.
“Programi “Shqipëria 2030” është përtej një plani elektoral, është pani ynë se si duhet të jetë Shqipëria në 2030 dhe është i detajuar. Nga ligjshmëria te drejtësi, te politikat sociale, të pagat, tek bujqësia, te arsimi, shëndetësia me detaje dhe me buxhet. Do prezantohet publikisht. Synimi ynë është që mos të ketë drejtësi vetëm në sallën e gjyqit, por të ketë dhe në shoqëri në të gjitha nivelet. Nga moderniteti i infrastrukturës, jo vetëm infrastrukturën rrugore, por edhe infrastrukturë ajrore dhe hekurudhore, që t’i japin siç duhet një vazhdimësi Shqipërisë. Ashtu siç mund të përmend edhe rrugët, te arsimi dhe shëndetësia, tek teknologjia e informacionit, tek sektori siç është energjia, turizmi etj”, theksoi ajo.
Ky program shtoi ministrja Spiropali synon të mbyllë përfundimisht hendekun midis Shqipërisë së kaluar dhe asaj që shqiptarët e duan me të vërtetë.
“Pra, kemi një program në tërësi për ta mbyllur përfundimisht hendekun midis Shqipërisë që gjetëm dhe Shqipërisë që duam. Kemi plan për rrogat, çekun e bebes, për politikat sociale, për pagesat e ndihmës ekonomike”, theksoi znj. Spiropali.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit