Nga kazinotë e Singaporit te serat në Kavajë, të huajt: Pse po punojmë në Shqipëri
Kamera e emisionit Next Stop Albania udhëtoi drejt Kavajës, ku vizitoi një prej serave ku aktualisht punojnë dhjetëra punëtorë të huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Gazetarja Ortensa Budlla bisedoi me disa prej tyre, duke marrë përshtypjet e para mbi jetën dhe punën në Shqipëri.
Punëtorët u shprehën se kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për pagën, por edhe për përvojën e re që u ofron puna në një vend tjetër.
Ata paguhen me një mesatare prej 500 eurosh në muaj, ndërsa kushtet e punës, akomodimi dhe ambienti janë faktorë që i kanë nxitur të qëndrojnë.
Një prej tyre, një baba i ardhur për të siguruar një të ardhme më të mirë për vajzat e tij, tregoi se qëllimi i tij është t’i shkollëtojë ato.
“Punoj për dy vajzat e mia, dua që ato të kenë më shumë mundësi se unë”, tha ai.
Punëtorët e huaj janë kthyer në një mbështetje reale për disa sektorë në Shqipëri, sidomos në bujqësi, ku mungesa e fuqisë punëtore vendase ka krijuar boshllëqe.
Kompanitë që i punësojnë ndjekin procedura të rrepta për punësimin e tyre përmes agjencive të licencuara, të cilat përgjigjen për menaxhimin dhe mirëqenien e punëtorëve.
Ata marrin strehim të garantuar, kushte të mira pune dhe një pagë konkurruese, që shpesh është më e lartë krahasuar me vendet nga vijnë.
Një tjetër punëtor i quajtur Xherik, me përvojë të mëparshme në Singapor si punonjës kazinoje, tha se Shqipëria për të përfaqësonte një aventurë të re.
“Paga këtu është më e lartë, rreth 500 deri në 600 mijë lekë në muaj. Në Singapor jetoja mes kazinove dhe jetës së shtrenjtë. Aty paguaja çdo gjë – shtëpi, ushqim, internet, drita. Këtu i kam pothuajse të gjitha falas,” – tha ai.
Xheriku shton se java e parë në Shqipëri ishte e vështirë për shkak të ndryshimit të kulturës, motit dhe ndjenjës së mungesës së familjes, por tani është përshtatur.
“Kam nënën dhe babanë në vendin tim. Isha në kërkim të një pune dhe kur pashë që Shqipëria po ofronte mundësi, aplikova. Brenda dy muajsh gjithçka u përgatit dhe ja ku jam,” tregon ai.
Punëtorët e huaj shprehen mirënjohës për mundësinë dhe thonë se ndihen të respektuar. Për disa prej tyre, Shqipëria është i vetmi vend që u ka ofruar një shans real për punë, veçanërisht atyre që për shkak të moshës janë refuzuar në vende të tjera.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik