Nga Korridori Blu tek bypass-i Elbasanit, Balluku prezanton projektet infrastrukture

9 Janar 2023 | 13:13

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektet kryesore në vend që do të nisin së shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore. Nisja e punës në terren në të treja lotet e Korridorit Blu, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, ndërtimin e  rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, pjesë e Korridorit VIII për lotin e parë të të cilit tashmë ka nisur puna, por edhe një sërë aksesh të tjera në të gjithë vendin.

Ministrja Balluku solli në vëmendje gjithashtu edhe projektin për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit. “Do kemi projektin e plotë për Bypassin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE”, theksoi Balluku. Një tjetër projekt, për të cilin pritet të hapet gara brenda vitit 2023, është edhe aksi Berat-Ballaban, një aks që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës dhe që pritet ti jap një zhvillim agroturizimit në zonën që përshkruan.

Po kështu, gjatë vitit 2023 do të ndërhyhet edhe për eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore të vendit. Një ndërhyrje që do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe që synon të rrisë sigurinë rrugore në vend.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026