Nga Kryetare e GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion.
Euronews Albania ka siguruar listën me emrat e të tjerëve kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:
- Adela Karapici
- Arben Zibri
- Artan Hoxha
- Eni Xheko
- Enis Cerava
- Erjona Bejleri
- Fatmira Kola
- Frosela Filo
- Holta Zaçaj
- Ingrid Konomi
- Liljana Mamadhaj
- Luljeta Minxhozi
- Matilda Shehu
- Merita Bejtja
- Pajtjm Melani
- Saimir Mucmataj
- Selami Xhepa
- Violeta Staka
Mes emrave që bie në sy në listë janë edhe Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi, Selami Xhepa apo edhe Frosela Filo, bashkëshortja e kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.
Në total, janë 18 kandidatë. Tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka përfunduar mandati. Ky këshill ka në total 9 anëtarë me mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ndërsa anëtarët që u ka mbaruar mandati janë Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ikja e Holta Zaçaj në krye të GJK-së, hapet gara për kryetarin e ri! Ja kur zgjidhet
- Mandati i Holta Zaçaj, Kushtetuesja nuk del me vendim, shtyhet seanca
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht