Nga rijetëzimi i stadiumit “Selman Stermasi” te disa shpronësime, Këshilli i Ministrave miraton disa vendime
Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së kësaj të premte miratoi disa vendime. Mësohet se Këshilli i Ministrave miratoi realizimin e projektit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stermasi” në kryeqytet.
Ndër të tjera u shpallen disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore përkatësisht në Kamzë, Kurbin, Dropull dhe Selenicë. Gjithashtu u miratuan disa shpronësime për interes publik pasi preknin realizimin e disa projekteve në disa bashki.
“Miratimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.769 datë 13.12.2024 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë.
-Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e e Bashkive: Kamzë, Kurbin, Dropull, Selenicë.
-Njëherësh u miratuan dhe disa shpronësime për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i disa projekteve me rëndësi në disa bashki kryesore’, thuhet në vendim.
Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet