Nga se nxiten vetëvrasjet? Vetëm në qarkun e Durrësit janë shënuar 40 raste në 2023
Nga viti në vit, vetëvrasjet po shtohen. Një fenomen tepër shqetësuese i cili haset kryesisht në vendet nordike, ka prekur tashmë edhe Shqipërinë.
Vetëm në Durrës, 40 persona i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë gjatë vitit që lamë pas.
Shifrat shqetësuese u bënë publike për “EuroNews Albania” nga policia e qarkut.
Me grafikë
133 raste tentativë/vetëvrasje në 3 vite
Viti 2023 – 40 raste
Viti 2022 – 37 raste
Viti 2021 – 56 raste
Me varje dhe medikamente, sipas policisë, këtë akt ekstrem e ndërmarrin kryesisht meshkujt dhe mosha mesatare është 45 vjeç.
“Kjo mund të jetë e lidhur me një problematikë të shëndetit mendor, e cila mund të jetë e patrajtuar apo e neglizhuar nga vetë individi apo të tjerë rreth tij. Përpos kësaj mund të kemi edhe përballjen me mjë situatë traumatike që mund t’i ndodhë individit në një moment të jetës, siç mund të jetë humbja e vendit të punës, frika dhe pasiguria për fëmijët”, tha Adisa Teliti, eksperte e shëndetit mendor.
Një ndikues i madh dhe shumë shqetësues po rezultojnë të jenë rrjetet sociale.
Këto të fundit kanë rritur depresionin, i cili në jo pak raste ka çuar edhe në vetëflijim.
“Mendimi i tjetrit, apo mënyra sesi individët e tjerë mendojnë rreth teje ndikon shumë në mënyrën sesi zhvillohet koncepti i të menduarit. Në këtë aspekt, influenca e rrjeteve sociale është shumë e madhe tek individët, kjo sepse nuk arrijnë dot të bëjnë një selektim të informacioneve të marra”, tha Adisa Teliti, eksperte e shëndetit mendor.
Prandaj, ekspertja e shëndetit mendor ka një apel, drejtuar institucioneve, mediave dhe vetë qytetarëve.
“Është shumë e rëndësishme në këtë situatë që të ndërgjegjësohemi për të kërkuar ndihmë, e para. E dyta, të jemi të kujdesshëm në mënyrën sesi e përcjellim informacionin. Media të mos i japë kaq shumë rëndësi modeleve negative, por të shfaqë modele pozitive, ato pafund raste të cilat edhe pse kanë pasur mendime për t’i dhënë fund jetës, ja kanë dalë mbanë”, tha Adisa Teliti, eksperte e shëndetit mendor.
2 vetëvrasje janë regjistruar vetëm në këtë fillim-viti në qytetin e Durrësit. Bedrie Loka konsumoi fostoksinë pas depresionit të shkaktuar nga videot denigruese në “Tik-Tok”, ndërsa nën-komisari Arben Pjeçi vrau veten me armën e shërbimit pas njoftimit për pezullimin nga puna.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve