Varësia nga rrjetet sociale, sociologët: Emergjencë, po rrit vetminë dhe vetëvrasjet

12 Shkurt 2024 | 16:29

Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet sipas të gjitha vlerësimeve studimore një emergjencë.

Socialogët thonë se përdorimi për një kohë të gjatë në kuptimin e kohës së shpenzuar, por edhe viteve ka bërë që varësia nga këto platforma të jetë më e shprehur dhe e vërtet, duke na bërë të përballemi me disa pasoja.

Pasojat janë nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, koha që kalojmë me njerëzit, më teper se ata që kemi në shtëpi, po krijohet një distancë midis njerëzve.

Për ekspertët, jeta virtuale po çon edhe në rritje të fenomneve negative, në disa raste duke vënë në rrezik dhe jetën.

“Nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, të ndjerit keq kur nuk jemi pranë këtyre rrjeteve. Koha më e gjatë që kalojmë me njerëzit që janë në platforma sesa me njerëzit që ndajmë të përditshmen tonë. Ka njerëz që me lehtësinë më të madhe e kërcënojnë shëndetin emocional dhe psikologjik të tyre. Ka njerëz që për shkak të brishtësisë, i përjetojnë me shumë intensitet sesa kanë disa mesazhe që vijnë nga bota virtuale dhe shkojnë deri në dëshpërim të plotë dhe pse jo deri në vetëflijim”, tha Sociologia Entela Binjaku.

Këto platforma janë kthyer në një rrezik edhe për fëmijët dhe adoleshnetët. Sipas studimeve përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet, varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026